“Është super talent dhe i pandalshëm”, trajneri në Angli ngre figurën e Anis Mehmetit: E shoh në “Premier League”

Anis Mehmeti ka realizuar golin e parë në “Championship” me ekipin e Wycombe. Talenti 19-vjeçar arriti që të shënonte kundër QPR, në atë barazim që është marrë në shifrat 1-1. Futbollisti shqiptar ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga trajneri i tij menjëherë pas përfundimit të takimit.

Gareth Ainsëorth ka ngritur figurën e talentit 19-vjeçar duke treguar sesa ka përparuar Mehmeti gjatë këtyre kohëve dhe njëkohësisht për të parashikuar lartësinë se ku do të gjendet, pasi e sheh në “Premier League”.

“Me talentin që ka në këmbë mund të jetë i patrembur. Ndonjëherë kjo është pasuri e madhe kur je i ri,, pasi luan pa frikë. Është si veta jeta, pasi kur plakesh fillon që të kesh më tepër frikë nga gjërat. Mehmeti është i pathyeshëm dhe i pandalshëm për momentin. Mund të arrijë gjithçka dhe unë e shoh duke luajtur në “Premier League”. Hyri në ekipin B, por ka përparuar në ekipin e parë pasi është talent i vërtetë. Luan aq thjeshtë me të dyja këmbët dhe ka bërë disa gola të mahnitshëm në stërvitje. Është super talent”, ka thënë trajneri i Ëycombe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online