Hrkaç: I impresionuar këtu, Flamurtarin e mundim me tifozët

Mbrojtësi kroat tregon se futbolli shqiptar është shumë më lart asaj që ai kishte pritur

Teuta po bën mirë në këtë fillim kampionati, duke arritur që të marrë pikë të plota, si asnjë skuadër tjetër. Edhe pse me shumë lëvizje në merkaton e verës, durrsakët e kanë nisur vrullshëm dhe me pretendime sezonin e ri. Një ndër prurjet e shumta të verës ishte dhe mbrojtësi kroat Ante Hrkaç. Me paraqitjet e deritanishme, Hrkaç, ka bindur dhe ka dhënë garanci në pozicionin e tij. Në eksperiencën e tij të parë në Shqipëri, mbrojtësi e pranon se nuk e priste këtë nivel në Shqipëri, teksa fillimisht për “Supersport” tha: “Jam i impresionuar nga futbolli shqiptar pas dy javëve të para të kampionatit. Kam kuptuar që vëmendja e medieve është shumë e madhe. Me ka bërë shumë përshtypje stadiumi i Shkodrës, ku ne fituam kundër Vllaznisë. Një ambient i mrekullueshëm për të luajtur futboll. Kam mundur të ambientohem në një kohë shumë të shkurtër, kështu që çdo gjë për momentin është shumë pozitive”, deklaroi fillimisht kroati.

25-vjeçari konfirmoi dhe një herë objektivin klubit, duke theksuar se Teuta këtë sezon do të tentojë vendet e para, që të japin një biletë europiane: “Drejtuesit e klubit kanë ambicie të mëdha dhe na kanë vënë si objektiv pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Në dy javët e para kemi arritur të marrim pikë të plota dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ruajmë vazhdimësinë e rezultateve. Kemi një skuadër cilësorë që mund të bëjë gjëra të mëdha deri në fund të kampionatit.”

FLAMURTARI – Pas Luftëtarit dhe Vllaznisë, “djemtë e detit” do të presin Flamurtarin, një skuadër që ashtu si durrsakët, ka pretendime të mëdha. Hrkaç I vlerëson maksimalisht vlonjatët, por beson se me ndihmën e tifozerisë do ia dalë skuadra e tij të marrë maksimumin: “Flamurtarin e presim në shtëpinë tonë dhe nëse do të luajmë si në dy ndeshjet e para të kampionatit besoj se do të arrijmë të marrim tre pikë. Nga ekipi i Flamurtarit njoh tre lojtarë që kanë luajtur në Bosnje Hercegovinë, që janë shumë cilësorë, por mendoj se në fund të 90 minutave do të gëzojmë ne. Shpresoj që të kemi edhe një mbështetje më të madhe të tifozëve tanë, falë edhe fitoreve që kemi arritur në dy takimet e para”, – përfundon Hrkaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online