Tirana ka luajtur në transfertën e sotme ndaj Flamurtarit, pas asaj humbje në derbi me Partizanin. Ajo që ka surprizuar shumë ishte vendimi i trajnerit Mema, që doli nga të gjitha parashikimet sa i përket formacioneve të mundshme të publikuar nga mediat. Asnjë prej Dungës dhe Halilit nuk e ka nisur nga minuta e pare këtë takim. Mema nuk ka ndryshuar shumë nga formacioni i zakonshëm, duke ia besuar sulmin Ngos, që do të mbështetet nga Kobina dhe Hasani.
Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 4-t pas kombinimit të bukur dhe pasimit nga Ngo, ndërsa Hasani bëri detyrën i vetëm para portierit. Ndërkohë rezultati është barazuar kur Ngo ka ngatërruar drejtimin e topit dhe ka shënuar në portën e tij pas një goditje këndi. Por Hasani ka arritur të gjejë edhe golin tjetër të avantazhit, duke mposhtur Moçkën. Të tre realizimet në këtë ndeshje kanë ardhur nga bardheblutë, por ai i Ngos vlen për ekipin kundërshtar.
Ndërkohë kur të gjithë prisnin që bardheblutë të dilnin me tre pikët, do të ishte Hoxha që barazoi shifrat në fundin e takimit duke hequr më pas edhe fanellën për të festuar këtë barazim, që vlonjatëve u vlen vërtet shumë në ngritjen e moralit të ekpit. /Sport Ekspres/
Flamurtari-Tirana 2-2 Ngo autogol 13′, Hoxha 90’+2’/ Hasani 4′, 38
Flamurtari: Moçka, Pjeshka, Sarris, Zeqaj, Deliaj, Vrapi, Nebihu, Nika, Rrapaj, Ribaj, Sukaj.
Tirana: Lika, Ismailgeci, Imami, Osmani, Vangjeli, Batha, Çelhaka, Cale, Hasani, Cobibnah, Ngoo.