“Hoqët profesorin për nxënësin? Dështak”! Historia domethënëse te Napoli, si Gatuzo i heshti të gjithë

Nga Klaudio Ndreca

“Larguat profesorin Ançeloti, që ka fituar aq shumë trofe, për të marrë nxënësin e tij, Gatuzon? Dështak”! Ishte kjo mënyra sesi u komentua në shumë raste zyrtarizimi i trajnerit të ri të Napolit. De Laurentis mori një bast që për shumëkënd ishte i rrezikshëm, por koha e tregojë se ishte vetëm në të mirën e klubit.

Pavarësisht titujve të shumtë që ka fituar Ançeloti, me Napolin nuk arriti që të tregonte asgjë. Klubi po vazhdonte me një krizë rezultatesh dhe kishte humbur shumë nga paraqitjet e viteve të fundit. Pra futbolli është i tillë, nuk ka të bardhë dhe të zezë, një logjikë të mirëpërcaktuar ku trajnerët të vlerësohen vetëm nga trofetë e fituar më para për të treguar sesa të aftë mund të jenë.

Atëherë te Napoli afrohet Gatuzo, një njeri që ndoshta nuk ka ngritur shumë Kupa në qiell si trajner, por përse të mos ndodhë për herë të parë dhe të përsëritet me Napolin? Në këtë llogjikë De Laurentis e zgjodhi këtë teknik dhe ndryshimi në ekip u ndie menjëherë. Rezultate pozitive dhe disa fitore radhazi erdhën në kampionat, ndërsa në ndeshjen e “Champions League” do të ishte Barcelona që doli me shumë fat me barazimin 1-1.

Gjithashtu edhe Kupa e Italisë e fituar, duke eliminuar Interin në gjysmëfinale dhe Juventusin në finale. Mënyra sesi Gatuzo i motivon lojtarët është vërtet e veçantë dhe për t’u duartrokitur. Edhe pas fitores së djeshme zgjodhi që t’i emociononte në këtë mënyrë duke i mbledhur pas Kupës së fituar, ndërsa Calejon shpërtheu në lot: “Keni treguar profesionalizëm, karakter dhe ndjenjë përkatësie. Këtu ka njerëz që i skadon kontrata, ka njerëz që do të largohen, ka njerëz që ende qajnë. Tani nuk kemi tensione, presione dhe të gjithë do të luajmë. Dua të shoh helmin në sytë tuaj”, ka thënë Gatuzo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online