“Holokaust” në Sudan, klubi më i madh i vendit nën hetim

0

Skena skandaloze në një ndeshje të kampionatit të Sudanit në Afrikë, sepse tifozët e klubit më të madh të Sudanit, Al-Hilal Omdurman (26 herë kampion i vendit) shpalosën një banderolë ku shkruhej fjala Holokaust, si dhe vizatohej një portret ku pasqyrohej udhëheqësi nazist Adolf Hitler.

Tashmë FARE (Futbolli kundër racizmit në Europë), organizata që bashkëpunon me FIFA-n dhe UEFA-n për të luftuar racizmin, ka hapur një hetim për këtë çështje, që sipas Fare Netëork është “një akt i pështirë, pa precedent në Afrikën Veriore”.

Banderola mendohet se është shpalosur nga grupimi “Luanët e Bardhë”.

Ndërkaq, edhe ne në Shqipëri kemi një precedent të ngjashëm, sepse në vitin 2014 tifogrupi “Tirona Fanatics” shpalosi një parullë gjigante ku mundohej të vinte në lojë rivalët historikë të Partizanit: “Për ju hapim Aushvicin”. Parullë e tmerrshme, që turpëron gjithë botën bardheblu, por në atë rast nuk u mor asnjë masë, edhe për faktin se gjithçka kaloi në heshtje dhe nuk u sinjalizua te FARE.

Në vitin 2016 ndodhi e njëjta histori në Pukë, në një ndeshje të Tërbunit. Një parullë e vogël u shfaq në shkallët e stadiumit nga tifozët e klubit pukjan, ku shkruhej “Aushvic për arbitrat”. Një tjetër ngjarje skandaloze.

user posted image

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.