“Holanda u mendua të shkonte larg“, gjysmëfinalet sjellin surprizën për Ajetin: Danimarka është befasia e madhe

Jon Ajeti ka qenë i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“, ku ka komentuar çiftet gjysmëfinaliste të këtij kampionati europian. Gazetari i “Klan Kosova” shprehet se befasia e madhë në këtë pikë të Euro 2020 është vetëm Danimarka, të cilën askush nuk e priste të mbërrinte kaq larg. Më tej Ajeti tregon edhe mënyrën se si po përjetohet ky turne në Kosovë.

“Befasia më e madhe e gjysmëfinales është Danimarka. Nuk besoj që e ka pritur. Kombëtaret e tjera  kanë qenë të pritura, duke parë dhe mungesën e Holandës, që është menduar të shkojë  shumë larg në kampionat. Këto tre ekipe kanë qenë favorite, sidomos Italia dhe Anglia ndiqen shumë. Ka shumë fansa. Ka organizime në kryeqytet. Në qendër është organizuar me një ekran shumë të madh, ashtu sikur në Tiranë. E mira është se pas një kohe të gjatë njerëzit, shikojnë ndeshjen e futbollit bashkë”, ka thënë Jon Ajeti./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online