Kombëtarja Holandeze ka mundur në “Johan Cruijff Arena”, Gjermaninë me rezultatin 3-0 në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të “Nations League”. Golin e parë për vendasit e shënoi Van Dijk në minutën e 30-të, ndërsa në minutat e fundit të takimit rrjeta e gjermanëve u tund sërish nga golat e Dipei (87’) dhe Vinajldum 93’.
Kritikat më të mëdha për këtë takim do t’i marrë Joakim Lëv, por edhe sulmuesi Liroi Sane, i cili shpërdori në mënyrë të pabesueshme dy raste të pastra për shënim. Me këtë humbje Gjermania renditet e fundit në Grupin 1 të Ligës A.
REZULTATET E TJERA TË “NATIONS LEAGUE”
Irlandë 0 – 0 Danimarkë
Bullgari 2 – 1 Qipro
Shënues: Despodov 59’, Nedelev 68’ / Kastanos 41’
Maqedoni 4 – 1 Lihteshtejn
Shënues: Trajkovski 10’, 30’, Pandev 36’, Alioski 67’ / Jildiz 37’