Historike/ “Trajner, çfarë je duke më folur?” Një 15 vjeçar debuton kundër Realit të Madridit, ndodh në La Liga

Nga Klaudio Ndreca

Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në La Liga në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Majorkës. Kjo përballje ka përfunduar me rezultatin 2-0 falë golave të realizuara nga ana e Vinicius Junior dhe Serxho Ramos. Pas kësaj fitore, madrilenët barazojnë Barcelonën në kryesim duke arritur kuotën e 68 pikëve të grumbulluara.

Por vëmendjen e mbrëmjes e ka marrë Luka Romero. Ky i fundit ka debutuar në përballjen që sapo ka përfunduar, në rastin që ka hyrë në historinë e La Liga-s. A e dini moshën e Romeros? Vetëm 15-vjeç! Lojtari me origjinë nga Meksika dhe i datëlindjes 2004, ka hyrë në fushën e lojës dhe në elitën e futbollit spanjoll, si askush më parë. Pavarësisht këshillave të dhëna nga ana e trajnerit, teksa do të aktivizohej në minutën e 84, dukej se Romero pak po e dëgjonte profesorin e tij.

Me fytyrën e buzëqeshur dhe në një adrenalinë të madhe, futbollisti në fjalë ishte duke “fluturuar”. Të debutosh në moshën 15-vjeçare, në “La Liga” dhe për më tepër në një ndeshje kundër Realit të Madridit. Dreqin, çfarë mund të bëhej më tepër? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online