Historike/ Kur politika duhet të ndihet e turpëruar dhe e përulur, Distria Krasniqi sjell medaljen e artë

Suksesi i Distria Krasniqit është historik për Kosovën dhe njëkohësisht për shqiptarët. Xhudistja jonë ka arritur që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Finalen e ka luajtur përballë japonezes Tonaki Funa. Megjithëse në shtëpinë e kësaj të fundit, kjo nuk e ka ndalur Krasniqin që të arrijë triumfin e madh. Menjëherë pas përfundimit të garës, xhudistja shqiptare e Kosovës ka shpërthyer në lot për medaljen e dytë Olimpike që i vjen Kosovën, teksa të parën e kishte marrë Majlinda Kelmendi në Rio të Brazilit.

Në momentin kur flamuri i Kosovës ngrihet mbi Japoninë dhe Ukrainën, kjo fotografi duhet të vijë si një shuplakë për politikanët që duhet të ndihen të turpëruar. Në asnjë pjesë tjetër të jetës nuk mund të vijë kjo renditje mes shteteve, ndërsa më e pakta që mund të bëjnë njerëzit me pushtet në trevat shqiptare është që të ndihmojnë sportin pasi i kanë borxh shumëçka këtyre sportistëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online