Kosova ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Kinë 2019”, teksa në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në Prishtinë ka mundur Estoninë, 75-69. Kosova ka dhuruar spektakël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa periodën e parë e kishte mbyllur me fitore 24-22. Në të dytën ka reaguar Estonia, e cila ka fituar 11-16, ndërsa në pushim ka kryesuar 35-38. Perioda e tretë është mbyllur në favor të “Dardanëve” 54-52, teksa dominuan edhe në atë të katërt dhe në fund kanë fituar 75-69.
Tanimë Kosova, me të gjithë nivelin e basketbollit shumë më të mirë se sa ne, teksa e dëshmoi dhe në dy fitoret në miqësore, do të përgatitet për një tjetër paraqitje, pse jo dhe për të shkuar në finalet e Botërorit në Kinë më 2019