Historike/ Historia e vendit të parë është e mbyllur, Ilir Daja është trajneri i parë nga Superiorja që fiton titullin kampion në Kosovë

Shumë trajnerë dhe lojtarë kanë nisur që të shkëmbejnë eksperiencën e tyre nga Superiorja në Kosovë pas pranimit në UEFA. Kjo shihet si një mundësi e mirë edhe në aspektin financiar, ku presidentët shqiptarë në Kosovë investojnë jo pak për futbollin.

Por deri tani nuk kishte ndodhur kurrë që një trajner produkt i Superiores të kishte fituar titullin në elitën e Kosovës, pavarësisht emrave të shumtë që kanë qarkulluar. Vetëm pak muaj i janë nevojitur Ilir Dajës për të shkruar një faqe të re të historisë.

Tashmë vendi i parë është një histori e mbyllur për Ballkanin që ndodhet 12 pikë distancë nga Gjilani kur kanë mbetur edhe vetëm 4 ndeshje nga fundi. Në aspektin matematikor, Ballkani i duhet edhe vetëm një pikë deri në fund për të qenë zyrtarisht kampion pas barazimit të sotëm me shifrat 1-1 me Llapin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *