Historike/ Futbolli evulon me kohën, te Arsenali debuton një lojtar 15-vjeçar në Premier League

Lojtarët e Arsenalit mposhtën sot skuadrën e Brentfordit 0-3. Megjithatë, pesëmbëdhjetëvjeçari Ethan Nwaneri, i cili pati mundësinë të debutonte për Arsenalin, do ta mbajë mend ditën e sotme për gjithë jetën. Në minutat e fundit të ndeshjes ai hyri në lojë në vend të Fabio Vieira-s dhe kështu bëri debutimin zyrtar.

Përveç kësaj, në moshën 15 vjeç e 181 ditë, Ethan Nwaneri u bë futbollisti më i ri në histori që debutoi në Premier League. Ky futbollist i ri luan në pozicionin e mesfushorit dhe pritshmëria e tij te Arsenal parashikon një karrierë të shkëlqyer për këtë futbollist.

Ai ka lindur më 21 mars 2007 dhe luan edhe për Anglinë U-16, ndërsa është e sigurt që ëndrra e tij u realizua sot. Deri në ndeshjen e sotme rekordin e mbante lojtari i Liverpool-it, Harvey Elliot, i cili debutoi në moshën 16 vjeç e 30 ditë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online