Historia/ Marota, llustraxhiu që fitoi “Topin e Artë” të Europës si menaxher

Në ceremoninë e më të mirëve të Europës, përveç emrave si Luka Modriç apo Didië Deshamp, lavdi kishte edhe për Xhuzepe Marotën, i cili u vlerësua si menaxheri më i mirë në kontinent. Drejtuesi i Juventusit u rendit përpara Ferren Soriano të Mançester Sitit dhe Hoze Angel Sançez të Realit të Madridit.

Bëhet fjalë për një çmim, i cili është ekuvalenti i “Topit të Artë”, por që i dedikohet drejtuesve të klubeve. Një trofe tejet i rëndësishëm për Marotën, për Juventusin, por edhe për të gjithë futbollin italian, që në vitet e fundit ka vuajtur mungesën e personazheve të tillë, për t’a rikthyer Serinë A në nivelin e viteve të mëparshme.

Marota duhet të shërbejë si një model, një shembull që të tjerët duhet ta ndjekin për të krijuar një kastë të re drejtuesish në Itali, të cilët duhet të jenë në lartësinë e emrit të kampionatit që përfaqësojnë. Ai nuk është një person i rekomanduar dhe as një njeri “i cili ka lindur i ditur”. Reputacionin dhe personazhin që përfaqëson e ka ndërtuar i vetëm, duke e nisur nga pika më e ulët.

Një e kaluar si futbollist i nivelit modest te Vareze. Në moshë të vogël u largua nga futbolli i luajtur, për të punuar pranë klubit të vendlindjes, duke bërë çdo punë që i dilte përpara. Me krenari, Marota ka treguar se si stërviste portierët, duke ndihmuar trajnerin, apo si kujdesej për magazinën e skuadrës, që në atë kohë militonte në Serinë B.

Nuk i vinte turp që të pastronte këpucët e futbollistëve, apo të interesohej si duhej prerë bari dhe cila ishte mënyra më e mirë për t’u kujdesur për fushën. U rrit në mënyrë graduale. Ngjitjen në nivele kaq të larta e realizoi me forcat e tij dhe me dëshirën për të mësuar gjithçka rreth funksionimit të një klubi.

Nga Vareze kaloi te Monza, më pas punoi te Komo, ravena, Venecia, Atalanta, Sampdoria dhe në fund te Juventusi. Sot është i pranishëm në konferenca prestigjoze, respektohet dhe vlerësohet në të gjithë Europën, ndërsa për kampionët e Italisë është një pasuri e vërtetë për njohjet që ka. Marota vlerësohet si njeriu, i cili arriti të ndërtonte një skuadër yjesh dhe të afronte te bardhezinjtë Kristiano Ronaldon.

Por, në të njëjtën kohë është drejtuesi që vlerëson edhe punën e magazinierëve të klubit apo që diskuton rreth tapetit të fushës së stadiumit. Ai përfaqëson atë që në ditët e sotme i mungon pjesës më të madhe të drejtuesve të klubeve në Itali. Marota është një hallkë tejet e rëndësishme e Juventusit, njeriu që e nisi nga zero dhe tashmë ndodhet në çatinë e Europës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online