“Historia flet për mua”, Murinjo hedh modestinë dhe i kthehet kritikëve: Jam i vetmi që kam fituar në Angli, Spanjë dhe Itali

Hoze Murinjo është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe në karrierën e tij numëron shumë suskese e trofe të ngritur lart. I ulur në stolin e klubeve më me emër në Europë, portugezi ka ditur si t’i tregojë më së miri vlerat e tij.

Megjithatë modestia është një fjalë që “special one” nuk e njeh në fjalorin e tij, teksa flet me superlativa për veten. Pikërisht kjo pjesë e karakterit të tij ka bërë që të shtojë pas vetes kritikë të shumtë, por në fund Murinjo e ka përgjigjen për ta dhe i fton t’i hedhin një sy historisë së tij.

“Unë jam akoma i vetmi që kam fituar në Angli, Spanjë dhe Itali. Për ata që më akuzojnë unë jam mbrojtës. Unë them që historia flet për mua dhe nuk ka asgjë që mund të shtoj. Në fund, gjithçka ka të bëjë me atë, për atë që mbetet nga historia”, ka thënë Hoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online