Rreth 20,000 vullnetarë nga më shumë se 50 vende kanë aplikuar për t’u bashkuar me forcat e armat.osura të Ukrainës. Në mesin e vullnetarëve të mbërritur për mbrojtjen e Ukrainës është edhe grupi i ultrasve të klubit danez Brondby IF, raporton portali ukrainas Football.ua.
Ata do të luf.tojnë me pjesën tjetër të ushtrisë ukrainase kundër pushtuesit rus dhe tifozët nga Danimarka thuhet se janë tashmë pranë Kievit. Është regjistruar edhe një foto e tifozëve të Kopenhagës, por fytyrat e tyre janë fshehur për të mbrojtur identitetin e tyre. Dikur për të mbrojtur territorin e qytetit të tyre nga tifo-grupet e tjera, ndërsa tani me misionin për të pastruar rusët nga territori i Kievit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/