Historia e papritur në merkaton e verës, Milani i ofron një lojtar Barcelonës, Deco lë të hapur transferimin

Një histori e papritur transferimi ka dalë në skenë në ditët e fundit të merkatos, me Milanin që raportohet se i ka ofruar Christopher Nkunkun Barcelonës. Sulmuesi francez mund të jetë një alternativë për katalanasit, të cilët janë në kërkim të një përforcimi në repartin ofensiv.

Sipas raportimeve të “El Nacional”, Milan e ka vendosur 28-vjeçarin në treg dhe Barcelona është një prej klubeve që mund të përfitojë nga kjo situatë. Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, thuhet se nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të francezit, i cili mund të jetë një opsion relativisht i lirë nëse planet kryesore të klubit nuk realizohen.

Nkunku iu bashkua Milanit vetëm verën e kaluar pas largimit nga Chelsea, por qëndrimi i tij në “San Siro” mund të përfundojë shumë më shpejt nga sa pritej. Në sezonin e kaluar, ai regjistroi tetë gola dhe tre asistime në 35 paraqitje me fanellën kuqezi.

Një tjetër avantazh për Barcelonën është fleksibiliteti i tij. Nkunku mund të luajë si sulmues, pas tij apo edhe në krahë, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa taktike.

Për momentin nuk ka marrëveshje, por situata mbetet për t’u ndjekur. Nëse transferimi realizohet, Nkunku do të kalonte nga Milani te Barcelona pas vetëm një sezoni, në një lëvizje që do të ishte padyshim ndër surprizat e merkatos. /Sport Ekspres/