Në çdo ditë, një emër i ri futet në garë për Kristjan Asllanin. Këto janë raportimet që vijnë nga Italia, teksa mesfushori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira të Serisë A, madje duke u përfolur edhe për Manchester City. Deri në këto momente janë Inter, Juventus, Napoli dhe Milani që kanë kërkuar më tepër informacione për Asllanin.
Por në ditën e sotme “Tutttomercatoëeb” raporton se edhe Fiorentina ka hedhur një hap më tutje për talentin e ri, megjithëse duke parë këtë konkurrencë të madhe, ka pak gjasa për të dalë me rezultat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/