Historia e Kristalit/ Vështrimi i nënës e bëri Abazajn futbollist: Po më shihte nga dritarja!

Shpeshherë kemi raste që na tregojnë se fatet e njerëzve janë të shkruara dhe nuk dalim dot asnjëherë kundër tyre. Mjafton vetëm një moment, shpeshherë edhe i rastësishëm, që jeta të marrë një drejtim tjetër.

Kjo i ka ndodhur edhe Kristal Abazajt, që me futbollin është lidhur në vitin 2004-2005. E ku tjetër mund të nisej veçse në rrugët e lagjes, duke luajtur me shokët? Por në rastin e tij, nuk është dashur ndërhyrja e shumë njerëzve që ta vlerësonin dhe të bindnin familejn se në gjirin e tyre kishin një talent.

Vetë mamaja e tij, teksa e shihte një ditë nga dritarja, pa se te djali i saj fshihej një e ardhme e madhe. Një rrugëtim që do të kulmonte te Anderlehti pas largimit nga Shqipëria, por që nuk ishte në momentin dhe kohën e duhur. Për të vazhduar në një tjetër eksperiencë për t’u harruar te Osijeku, ndërsa shkëlqimin e tij e rifiton në Shqipëri me Kukësin. Fundja, vlera e Kristalit mund të njihet më së miri vetëm nga i zoti dhe në shtëpinë e tij. Disa kohë më parë ky futbollist do të tregonte edhe historinë e jetës së tij për “Shqiperia.ch”, e cila është vërtet e veçantë.

“Momenti kulminant që më lidhi mua me futbollin i përket vitit 2004-2005. Si çdo fëmijë tjetër isha duke luajtur poshtë pallatit. Mamaja ime ishte duke më vështruar një ditë më vëmendje nga dritarja dhe atje pa një lëvizje të bukur që unë bëra ndaj shokëve të lagjes.

Ajo thërret menjëherë babain dhe i kërkon që unë të futem në stërvitje. Babai doli kundër fillimisht, duke u shprehur se unë isha ende i vogël për të menduar futbollin, por duhet të fokusohesha te shkolla. Megjithatë ky refuzim nuk zgjati shumë, teksa një ditë babai më pyeti nëse dëshiroja të shkoja në stërvitje.

Pa e menduar dy herë shkova të rregjistrohesha te Dinamo me të vegjlit dhe trajnerin e parë kisha Bashkim Deliun, e mbaj mend si sot. Megjithatë njeriu që më ka mbështetur fuqimisht në hapat e parë, ishte padyshim mamaja ime. Sa herë që unë dilja të luaja me top te kompleksi Dinamo, ajo rrinte ulur më shumë se 3-4 orë për të më parë nga afër.

Gjatë asaj kohe atje stërvitej dhe ekipi i parë i Dinamos. Mua më ishte kthyer në rutinë, pasi mbyllja mësimin, dilja duke marrë edhe topin me vete te kompleksi Dinamo dhe shkoja të shihja ata futbollistë duke u stërvitur.

Gjithmonë mendoja me vete: ”A do të vijë ndonjëherë ajo ditë që edhe unë të stërvitem me ekipin e parë të Dinamos?”.  Pasi qëndroja i ulur te stolat dhe prisja fundin e stërvitjes së tyre, filloja të luaja përsëri me topin që kisha marrë me vete”, do të shprehej Abazaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online