Batuta e Idrizit ndez sfidën: Ekipi i Rilindjes, do t’i jap një mësim Partizanit që vuajë

Partizani do të ndeshet në ditën e sotme ndaj Flamurtarit, mes dy ekipeve që kanë objektiva tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Por fakti se vlonjatët vijnë në kryeqytet pa shumë ngarkesë, mund t’i hap probleme të mëdha të kuqëve.

Djemtë e drejtuar nga Adolfo Sormani nuk kanë dalë tërësisht nga kriza, pavarësisht asaj fitore të marrë në javën e fundit ndaj Luftëtarit. Ndërkohë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, nuk ngurron që të bëjë një batutë për të ndezur takimin.

“Ne si ekipi i Rilindjes që jemi, i japim mësim Partizanit që ta vuajë. Sa i përket problemeve tona, ne kemi për të shlyer një duzinë lojtarësh. Kemi plotësuar ato detyrimet tona ndaj tyre, por ka një vonesë dhe kemi ngërç pasi transfertat janë bërë nga Turqia. Këto konfirmime një Zoti e di sesi vijnë. Duhej që situata jonë të ishte zhbllokuar prej disa kohësh. Gjithashtu më duhet të falenderoj edhe FSHF-në për punën e jashtëzakonshme që po bën për ligjin e sportit dhe për të na ndihmuar”, ka thënë Idrizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online