Nga Klaudio Ndreca
Doktorët janë personat e fundit për të cilët duhet të flisni me Julian Nagelsman, pasi i urren nga përvoja e tij personale. Ndoshta edhe më të drejtë, pasi si mund të duash dikë që të jep vetëm lajme të këqija?
Nagelsman kishte marrë shumë të tilla prej tyre, derisa në një moment i vjen edhe lajmërimi i fundit teksa ishte duke luajtur me Munich 1860. “Me shumë mundësi nuk do të luaj më në futbollin profesionist. Por nëse nuk ia dola dot si lojtar, do ia dalë si një trajner i Bundesligës”, kështu e kujton Christian Traesch bisedën me Nagelsman teksa ishin shok skuadre.
Pra për Julian dorëzimi ishte gjëja e fundit që dërgohej në mend, duke provuar çdo rrugë të mundshme për të mbërritur te suksesi. Ashtu edhe do të ndodhte, ku pas 9 vitesh e bën realitet ëndrrën e tij për të debutuar në Bundesligë.
Jemi duke folur për trajnerin e Leipzig, që sot do të përballet në çerekfinalen e “Champions League” përballë Atletiko Madridit. Mosha e Nagelsman është vetëm 33-vjeç dhe është trajneri më i ri i këtij kompeticioni dhe i futbollit në Gjermani. Pra shumë lojtarë në fushën e lojës do të jenë në moshë më të madhe edhe se vetë trajneri.
Në moshën 28-vjeçare erdhi debutimi në Bundesligë si trajner me Hoffeneim, ndërsa vazhdoi suksesin me Leipzig duke dalë së fundmi i treti në kampionat dhe duke e dërguar tek 8 më të mirat e Europës. Një motivim i madh për të gjithë të tjerët se nuk duhet të dorëzohen kurrë pavarësisht vështirësive të sjella, ndërsa nga ana tjetër edhe një mesazh se idetë e reja në futboll korrin gjithmonë sukses. /Sport Ekspres/