Zyrtare/ Dinamo nuk e ndal hapin në merkato, prezanton ish-mesfushorin e Skënderbeut dhe Teutës

Dinamo nuk po e ndal hapin këtë merkato, të cilën e ka nisur vrullshëm. Pas zyrtarizimit të dy sulmuesve për sezonin e ardhshëm, tashmë kryeqytetasit mendojnë edhe për mesfushën. Klaudio Hyseni është afrimi më i ri i dinamovitëve, i zyrtarizuar nga vetë klubi ditën e sotme.

Mesfushori 26-vjeçar ishte së fundi pjesë e Tërbunit, që u dënua me rënie nga kategoria. Në këtë mënyrë Dinamo ka shfrytëzuar këtë mundësi për të siguruar shërbimet e Hysenit për dy vitet e ardhshme. Ky i fundit është një lojtar me eksperiencë në futbollin shqiptar, ku hapat e parë i ka hedhur me Skënderbeun, si dhe ka mbajtur veshur fanellën e Teutës në Superiore.

“Klaudjo Hyseni që prej ditës së sotme është zyrtarisht lojtar i Dinamos.
Mesfushori 26-vjeçar i cili ka luajtur edhe në superiore me Skënderbeun e Teutën si dhe me disa ekipe në kategorinë e parë, ka zgjedhur Blutë dhe projektin e presidentit Pontrelli për vazhdimësinë e karrierës, duke hedhur edhe firmën mbi kontratën që e mban të lidhur për dy sezonet e ardhshme me fanellën dinamovite. FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë”, shkruan klubi i Dinamos në faqen zyrtare. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online