Histori e padëgjuar/ Janë në varfëri ekstreme, lojtarët marrin sheqer si shpërblim dhe arbitrit i jepet sanduiç për të trukuar ndeshjen

Kenia është një vend në limite të varfërisë, kushtet e jetesës janë shumë të vështira dhe futbollistët nuk kanë para. Sipas të dhënave të fundit, 56% e popullsisë në Kenia jeton në varfëri të plotë, disa banorë kanë vra.rë veten për shkak të mungesës së ushqimit dhe pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar më tej situatën.

Lojtarët e klubeve vendase shpesh marrin si shpërblim një kilogram sheqer dhe ua çojnë familjeve të tyre. Shumica e futbollistëve punojnë në plantacione aty pranë kur nuk kanë ndeshje për të fituar para. Për ta bërë situatën më interesante, futbolli kenian është gjithashtu i veçantë kur bëhet fjalë për trukimin e ndeshjeve dhe në mënyrë që një gjyqtar të bëjë punën për të trukuar, ai merr një sanduiç si shpërblim.

Ky është një çmim simbolik në Kenia, sepse standardi i jetesës në vendin e përmendur afrikan është shumë i ulët, dhe klubi që njihet veçanërisht për çmimet në formën e kilogramëve sheqer është skuadra Niozia, e cila aktualisht është në vendin e rënies nga Kategoria në kampionat. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online