Fitore historike për Hueskan, që është ngjitur këtë sezon për të parën herë në La Liga. Një “hirushe” e vërtetë e kampionatit spanjoll, duke qenë se në historinë e gjatë të formimit të klubit, thuajse 70 vjet, është hera e parë që luan në elitë dhe ka gjetur suksesin jashtë fushe, ndaj Eibarit (1-2).
Eshtë Aleks Gajar autori i dy golave, që i ka dhënë një 3 pikësh me vlera ndaj ekipit bask të Eibarit, që luante në shtëpi.