Armando Broja po tregon nga java në javë aftësitë e tij në Premier League. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tij të tretë në kampionatin anglez, ku numëron vetëm 4 ndeshje si titullar. Relizimi fantastik kundër Broghton-it ka bërë që tifozët e Chelsea-t ta kërkojnë përsëri në “Stamford Bridge”.
Blutë e Londrës janë mposhtur sot në derbin me West Ham-in dhe Lukaku nuk ka arritur të lërë gjurmë në fushë, çfarë ka bërë që tifozët të reagojnë në rrjetet sociale dhe të kërkojnë afrimin e Brojës në vend të sulmuesit belg.
Gjithashtu mbështetësit e Chelsea-t kujtojnë faktin se Lukaku ka shënuar po aq gola sa talenti shqiptar në Premier League, por me një ndryshim se Broja luan për ekipin që renditet i 15-i në tabelën e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
@ProphetChijioke tha: “BROJA duhet të sillet në janar për të ulur në stol Lukakun”.
@CFC_Matt__ shkroi: “E lamë Brojën të huazohej dhe mbajtëm Werner dhe paguam 100 milionë për Lukakun…”
@BulgarianCF deklaroi në mënyrë të diskutueshme: “Unë do të merrja Brojën mbi Lukakun çdo ditë të javës”.
@_ksante shprehet shqetësues: “Armando Broja i papërvojë që e dërguam në huazim vetëm për të blerë eksperiencën e Romelu Lukakut ka të njëjtin numër golash si Romelu Lukaku këtë sezon në më pak minuta”.
@sidelinestawry shkroi në Twitter: “Largoni Lukakun dhe ktheni Brojën në shtëpi”.
@FullBackMaestro i kërkoi Marina Granovskaia të ndërmerrte masa urgjente: “anuloni huazimet e Brojas dhe Gallagher dhe kthejini ato sa më shpejt, Broja ka të njëjtin numër të golave si Lukaku që tashmë luan për një ekip të vendit të 15-të”.
Më në fund, @Jhovan__ si shumë të tjerë tha: ‘Broja > Lukaku’.