“Hiqet si fenomen po e bën në mbathje”, Felipe Melo i kthehet Kelinit: Mbase e ka ngaqë s’ka fituar asgjë

Xhorxho Kelini ka ngjallur jo pak debat duke zgjedhur t’i thotë gjërat hapur në biografinë e tij. Pre e kapitenit të Juventusit kanë rënë Mario Baloteli dhe Felipe Melo, të cilët nuk kanë vonuar të kundërpërgjigjen mbrapsht. Pas reagimit të sulmuesit Italian se do të dëshironte t’i dëgjonte gjërat në sy e jo nëpërmjet një libri, vjen edhe deklarata e Felipe Melos. Braziliani tregon se në kohën te Juventusi i ka respektuar të gjithë dhe kërkon fakte nga Kelini e jo vetëm fjalë. Madje nis edhe të thumbojë me faktin se është një tifoz i Interit si dhe ndoshta fakti që ka dështuar të marrë trofe në arenën ndërkombëtare e kanë shtyrë të mendojë në mënyrë të atillë. Gjithashtu e quan mbrojtësin bardhezi si frikacak.

“Para së gjithash do të ishte interesante të dinim episodet të cilave u referohet. Në çdo rast nuk ka problem për mua t’i përgjigjem ‘këtij mbrojtësi’. Kur isha në Torino nuk kam treguar mungesë respekti për askënd, as për shokët e skuadrës, drejtuesit dhe Juventusit në përgjithësi. Në këtë pikë, gjithsesi nuk kam gjë me të dhe asnjëherë nuk do të kem. Është e lehtë të flasësh keq për të tjerët përmes librit. Ndoshta ‘ky mbrojtës’ është ende i mërzitur me mua sepse kur shkova te Gallatasaraj i eleminuam nga Champions League dhe se unë jam një interist.

Kështu është ai, bën gjithnjë fenomenin, por kur gjërat rriten e bën në brekë. Më vjen edhe një gjë tjetër ndër mend. Kemi mundur Italinë 3-0 në Kupën e Konfederatave në vitin 2009, që u fitua nga Brazili. Për më tepër edhe në nivel ndërkombëtar nuk ka fituar asgjë. Kështu të thuash të tilla gjëra e vërteton se është joprofesionist. Ky është mungesë respekti. E mbyll me kaq dhe nuk dua të shtoj asgjë tjetër, disa gjëra duhet të mbeten në dhomat e zhveshjes“, ka deklaruar Felipe Melo për “La Gazzetta dello Sport”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online