Mesfushori i Teutës, Ardit Hila, ishte kapiten sot në Lushnjë, ku shënoi edhe golin që rihapi ndeshjes, pas startit perfekt lushnjar, me 2 gola.
Pas fitores së vuajtur, Hila deklaroi në Supersport: “Fitore e vështirë, pati momente ku vuajtëm dhe koha po ikte, por ia dolëm mbanë të reagonim dhe jemi të kënaqur për tre pikët. Skuadra është e re, kemi lojtarë në moshë të re dhe me pak eksperiencë, por na takon ne lojtarëve më të vjetër për të tërhequr skuadrën. Sot mungonte edhe Çyrbja, ndaj shiriti i kapitenit kaloi tek unë.
“Gara është e fortë, çdo ndeshje është si finale, por tashmë kemi hedhur një hap përpara dhe jemi disi më të qetë”.