Portieri Isli Hidi do të rikthehet në Shqipëri pas një emigrimi të gjatë jashtë vendit. Portieri do të mbyllë karrierën në Shqipëri, pasi mosha nuk i premton shumë. Ai ka fryrë 37 qirinj në tortën e tij.
U mendua se “gardiani i portës” do të përfundonte te Flamurtari, por marrëveshja nuk u arrit. Për tëu shfaq pista e Kosovës, por sërish nuk u gjet gjuha e përbashkët. Së fundmi, “Sport Ekspres” mëson me burime pranë klubit të Teutës se portieri mund të nënshkruajë në Durrës.
Skuadra bregdetare ka nevojë për një portier pas largimit të Elhan Kastratit, ndërsa nga krahu tjetër Shpëtim Moçka nuk ofron siguri. Hidi do të rivalizojë me të për një vend titullari, por sigurisht shkon me një figurë më të rëndë. Teuta do të kompletojë portën me Hidin.