Është hedhur këtë të mërkurë në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2023/2024, që është edhe edicioni i 85-të i Superiores.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 10 klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, përfaqësues të medias shqiptare, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.
10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.
Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, 19 gusht 2023:
KF Partizani – KF Teuta
KF Laçi – KF Erzeni
KF Vllaznia – FK Kukësi
FK Dinamo – KF Tirana
KF Egnatia – KF Skënderbeu
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Abissnet Superiore” do të fillojë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024.
Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.