Hidhet kalendari i Seria A/ Niset me “marsh të pestë”, super ndeshje dhe Milan-Inter luhet direkt

Sot është hedhur edhe kalendari i Serisë A që ka rezervuar përballje të forta menjëherë në elitën e futbollit italian. Në javën e dytë do të jetë përballja Roma-Juventus që do të jetë kryesorja dhe ka gjithë vëmendjen, ndërsa në tretën do të ketë dy takime për t’u ndjekur me interes.

Lacio do të gjejë përballë Interin, ndërsa Juventusi do të luajë kundër Napolit. I gjithë interesi mbetet te derbi i Milanos, ku ndryshe nga sezoni i fundit, këtë herë do të vijë më shpejt. Kështu takimi mes Interit dhe Milanit do të luhet në 18 tetor, pra vetëm në javën e katërt të kampionatit të ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online