Kukësi u bë pjesë e hetimit të policisë austriake në verë, pasi dyshohej për manipulim të rezultatit në takimin miqësor me Dinamon e Moskës, në Austri. Autoritetet vjeneze ndaluan 8 lojtarë të Kukësit, trajnerin dhe dy zyrtarë të klubit për t’i marrë në pyetje, si dhe ju sekuestroi celularët. Hetimi vazhdon dhe mediat austriake kanë raportuar sot në orët e para të mëngjesit se si po shkojnë hetimet. “Kurier.at” raporton se hetimet janë drejt fundit dhe ende nuk ka një përfundim zyrtar, megjithatë situata duket në favor të Kukësit. Pas zbardhjes së tabulateve pa fund dhe mesazheve në telefonat që iu konfiskuan Kukësit, nuk rezulton asnjë provë e dyshimtë në lidhje me ndeshjen që po hetohen. Gjithsesi në bisedat e lojtarëve rezultojnë fraza të çuditshme bisedash, që flasin për UEFA-n dhe gjyqtarë: “Ia dhamë arbitrit”, “Ne po ja hedhim UEFA-s” hedhin dyshime për raste trukimi në kampionatin shqiptar. Gjithsesi përfundimi i hetimeve do të sjellë dhe një vendim zyrtar, megjithatë provat mungojnë dhe Kukësi nuk do të ketë më halle.