Hërkaç ia del, Teutën e shqetëson Ardit Hila

Kroati është bashkuar me ekipin dje në stërvitje, kurse mesfushori nuk e çoi deri në fund seancën

Teuta ka një ndeshje të rëndësishme këtë fundjavë me Partizanin. Barazimi në shtëpi me Kamzën normalisht nuk ka lënë një shije të mirë, për vetë faktin se në Durrës kërkonin me çdo kusht të merrnin tre pikët, por për mënyrën se si shkoi loja, edhe mund të humbnin. Latif barazoi në fund dhe i dha një pikë Teutës, por shqetësimi tjetër pas atij takimi lidhej me gjendjen e mbrojtësit kroat Ante Hërkaç. Shtatlarti u largua drejt vendlindjes dhe fatmirësisht do të jetë i gatshëm për trajnerin Gentian Begeja në ndeshjen me Partizanin. Në seancën e pasdites 26-vjeçari u bashkua me grupin dhe stafi teknik i bën llogaritë me të në fushë për sfidën e së shtunës. Hërkaç ishte titullar në ndeshjen me Kamzën dhe luajti deri në minutën e 61-të, kur edhe ndjeu një shqetësim dhe i la vendin Silvester Shkallës.

HILA – Në ndeshjen e fundit trajneri Gentian Begeja kishte ulur në stol Shkallën dhe në vend të tij në qendër të mbrojtjes u pozicionua Ardit Hila. Elbasanasi, i cili luan si mesfushor qendre, është aktivizuar edhe në të shkuarën në atë pozicion. Humbja e pësuar në Vlorë bëri që te Teuta të mendonin të ndryshonin diçka, por sërish pësuan tre gola, por këtë herë nuk dolën pa pikë. Në takimin e fundit mungoi edhe Amir Bilali, i cili ishte i pezulluar me kartonë të verdhë. Ish-mbrojtësi i Bylisit tashmë është gati, por është Hila ai që shqetëson. Në seancën e fundit stërvitore ai ka ndjerë një shqetësim në kavlije dhe nuk e ka përfunduar seancën. Pritet që gjatë këtyre ditëve të shikohet gjendja e mesfushorit, por besohet se do të sakrifikojë dhe të jetë në fushë për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë kundër Partizanit. Prania e tij është e rëndësishme në një takim të tillë dhe në këtë moment të kampionatit, kur për Teutën ka vetëm finale për mbijetesën. Durrsakët renditen në vendin e parafundit dhe Vllaznia rivale ka dy pikë më shumë, kurse Kamza katër, ndaj edhe kërkohet që deri në fund të merren sa më shumë pikë, në mënyrë që të shpëtojnë nga rënia prej Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online