Herdi Prenga e nis me fitore, Besir Demiri “ngec” shtëpi

Herdi Prenga i befasoi të gjithë me kalimin në Letoni, ku iu bashkua kampionëve të Rigës. Qendërmbrojtësi u largua nga Inter Zapreshiç dhe tanimë ka nisur një aventurë të re. Sot ai ka bërë edhe debutimin dhe gjithçka ka shkuar mbarë.

Prenga ishte titullar dhe Riga fitoi 0-1 në transfertë kundër Jelgava. Mbrojtësi mirditor dha kontributin e vet që skuadra e tij të mos pësonte gol dhe ia doli me sukses. Futbollisti 24-vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë e Sesvete dhe Lokomotiva Zagreb në Kroaci.

Besir Demiri vijon të luajë titullar në Ukrainë me Mariupol. Sot ai ishte në fushë për 90  minuta në takimin që skuadra e tij barazoi pa gola në shtëpi me Çornomorets Odesa. Dy pikë që nuk duheshin lënë, pasi rrezikohet të zbritet poshtë vendit të gjashtë, që të dërgon në “play-off” për Europa Leaugue.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *