“Hera e parë që Anglia luan në stilin europian”, Cara flet për Europianin: Hollanda riktheu vitin identik që ishte i paprecedent

Ish-futbollisti Ilirjan Cara ka komentuar kampionatin europian që po zhvillohet ndërsa presim fazën çerekfinale. Si do të shkojë ky kompeticion? Mbetet ende që të pritet dhe do të shihet me kuriozitet për faktin se janë larguar pretendentët kryesor. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, Cara ka folur edhe për Hollandën e eliminuar dhe Anglinë që mund të jetë fituesja e Europianit.

“Unë mendoj se ky Europian është shumë specifik. Ikën kandidatët kryesor që pritej të fitonin trofeun. Shumë pak njerëz mendonin largimin e Gjermanisë, Francës, Portugalisë. Kjo është e bukura e futbollit. Kam bërë prej vitesh tifo për Hollandën dhe kam qenë mosbesues që në fillim për trajnerin. E bëri indentik si në 2008 që eliminoi në grup kampionët e botës, mundi Francën 4-1 dhe Portugalinë 2-0 dhe më pas u eliminua me rastin e parë nga Rusia. Unë mendoj se tani Europiani ka hyrë në fazën interesante. Anglia? Është hera e parë që Anglia luan në stilin europian”, ka thënë Cara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *