Barcelona gjendet në situatën që i trembej më shumë, Lionel Messi zyrtarisht lojtar i lirë

Sot ka përfunduar afati i kontratës së Lionel Messit me Barcelonën. Edhe pse mund të jetë e dhimbshme për tifozët e Barcelonës, që nga ora 00:01 e datës 1 korrik, argjentinasi nuk është më i varur nga katalanasit dhe mund të largohet në momentin e parë që e shikon të arsyeshme. Drejtuesit e Barcelonës u munduan ta bindin Lionel Messin që të rinovojë kontratën, por kapiteni u justifikua me faktin se do të luajë në Kupën e Amerikës.

Frika është prezente tek tifozët e Barcelonës, pasi vetëm 1 vit më parë Lionel Messi deklaroi hapur se donte të largohej nga “Camp Nou” dhe se presidenti Bartomeu ia kishte mohuar këtë të drejtë. Përfundimi i Kupës së Amerikës pritet të jetë mjaft i zjarrtë, pasi skuadrat që janë në kërkim të shërbimeve të Lionel Messit janë të shumta. Gjithsesi në “pole position” mbeten PSG dhe Manchester City./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online