“Hera e fundit si rivalë”, gazetari që zbuloi kalimin e Neymar te PSG përcakton të ardhmen e Messi-t

“Hera e fundit si rivalë“, këto fjalë dolën nga goja e një prej lojtarëve të PSG-së në drejtim të Leo Messi-t pas eliminimit të Barcelonës. Gjigantët francezë prej kohësh po ndjekin me interes çështjen e argjentinasit dhe duket se janë mëse të bindur se në fund të sezonit do të kenë firmën e tij në kontratë.

Gazetari që zbuloi kalimin e Neymar drejt PSG-së në vitin 2017 përcakton edhe të ardhmen e Messi-t. Sipas Marcelo Bechler kampionët e Francës kanë bindje të plotë se 6 herë fituesi i Topit të Artë do të veshi fanellën e tyre sezonin e ardhshëm.

“PSG është i bindur se ai ka një projekt më të mirë se Barcelona dhe se do ta bindë Messin. Në dhomën e zhveshjes, lehtësohem që nuk e kam atë si rival nga sezoni i ardhshëm. Optimizmi është i pamasë në Paris“, shkruan gazetari i “TNT Sports Brasil“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online