Tirana po marshon drejt titullit kampion, teksa vijon të ruajë diferencën prej 8 pikësh kundrejt Laçit. Edhe statistikat flasin për bardheblutë, pasi në historinë e Superiores hera e fundit që një skuadër rekuperon një diferencë të tillë pikësh nga ndodhur në sezonin 1989/90. Një fakt të tillë e bën të ditur Ylli Aga, i cili gjithashtu në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ shton se vendi i dytë do të ishte një arrijte fatastike për Laçin, që në historinë e tij pozicionimin më të lartë në tabelë ka vendin e tretë.
“Një diferencë e tillë nuk është rekuperuar ndonjëherë. Hera e fundit që ka ndodhur ka qenë në sezonin 1989/90, me Tiranën që ishte plus 8 apo 9 pikë me Dinamon. Me Sulejman Demollarin, ata i morën kampionatin. Laçi në 22 kampionate që luan në elitë nuk ka asnjë vend të dytë. Rezultati më i mirë që ka është vendi i 3-të në 2014-n. Edhe vendi i dytë për ta do të ishte diçka fantastike”, ka thënë Ylli Aga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/