Ish-futbollisti legjendar i kombëtares franceze, Tierri Henri, është gati të provojë veten edhe si trajner. Gjatë dy viteve të fundit 49-vjeçari punoi si asistent i teknikut spanjoll Roberto Martinez në stolin e kombëtares së Belgjikës. Ofertat për Henrinë nuk kanë munguar, ndërsa së fundmi përveç pistës së klubeve për të ka ardhur edhe një ofertë nga një kombëtare afrikane.
Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Egjiptit, që së fundmi ndërpreu bashkëpunimin me teknikun argjentinas Hektor Kuper pas eksperiencës tejet zhgënjyese në Botëror. Federata egjiptiane e ka bërë të qartë se ata janë të gatshëm të vënë bast për Henrinë, por ka një problem.
Francezi preferon të drejtojë në nivel klubesh dhe paga për të nuk përbën aspak problem, pasi gjatë karrierës së tij të pasur si futbollist ka grumbulluar me miliona euro. Henri ishte shumë afër nënshkrimit me Aston Vilën, por në momentin e fundit drejtuesit e klubit anglez u tërhoqën. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë 40-vjeçari.