Hënes lëshon “bombën”: Hajnkes mund të firmosë

 

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me të ardhmen e trajnerit Jup Hajnkes.

Numri një i Bajernit ka lënë të hapur mundësinë që tekniku provizor të rinovojë me bavarezët në fund të sezonit.

Hajnkes erdhi si trajner emergjence tek Bajerni për të marrë vendin e lënë bosh nga Karlo Ançeloti. Dhe në 9 takime deri më tani ai ka arritur po kaq fitore, duke shtuar zërat se do të qëndrojë gjatë në Mynih.

Kjo ide – në fakt e refuzuar nga vetë Hajnkes – është përforcuar edhe më shumë nga deklarata e presidentit Uli Hënes, i cili ka thënë: “Jup është trajneri i Bajernit dhe se çfarë do të ndodhë në të ardhmen të presim. Rinovimi? Unë mendoj se kjo është e mundur, nuk ka asgjë të pamundur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *