Roma ka fituar një ndeshje në një fushë të vështirë si ajo e Jang Bojsit. Kampionët e Zvicrës nuk e njohin prej një viti humbjen në shtëpi, madje edhe Juventusi është ndalur prej tyre. Një statistikë e frikshme që merr fund mbrëmjen e sotme. Marash Kumbulla thyen hegjemoninë e skuadrës nga Berna, falë atij goli që i dha fitoren verdhekuqve.
Faktin e rekordit të Jang Bojs me rezultatet në stadiumin e tyre e përmend edhe trajneri Fonseka, i cili sjell në kujtesë për mikrofonin e “Sky Sport“ se zvicerianët janë një skuadër që kanë fituar plt 15 ndeshje radhazi.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Le të mos harrojmë se edhe Juventusi humbi këtu dy vite më parë dhe Jang Bojs kanë fituar 15 ndeshje radhazi. Ishte e rëndësishme të merrnim fitoren dhe e bëmë mirë këtë gjë. Është ende një rrugë e gjatë për të kaluar në grup dhe në sezon. Lamë pushim disa lojtarë dhe mund të përqendrohemi te Milani në Serie A”, ka thënë Fonseka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/