Hebaj: Jam i lumtur për golat e fitoren, dua sa më shumë minuta në derbi

Rubin Hebaj ishte protagonisti i takimit të sotëm midis Partizanit dhe Flamurtarit. Sulmuesi shkodran u aktivizua nga stoli dhe shënoi dy gola që i dhanë tre pikët “demave të kuq”. Në përfundim të sfidës 20-vjeçari foli për dopietën dhe derbin e javës së ardhshme kundër Tiranës në emisonin, “Gol pas Goli” në “Supersport”.

DYGOLËSHI – “Ndihem shumë mirë që shënova dy gola dhe që i dhashë fitoren ekipit. Gjithsesi, shpresoj të bëj edhe më shumë gola dhe t’i jap më shumë pikë skuadrës.

DERBI, TITULLAR APO NGA STOLI DHE ME GOL ? – “Normalisht, do të zgjidhja të shënoja, por shpresoj të luaj sa më shumë minuta. Zgjedhja i takon trajnerit. Asisti i Asanit ishte shumë i bukur. Zakonisht, nuk kroson me të djathtën, por unë isha gati dhe jam i lumtur që shënova. Në fakt, çdo derbi është i vështirë, ne do të bëjmë çdo gjë siç kemi bërë gjithmonë. Shpresoj të bëjmë më të mirën tonë. Ngacmime? Janë përgjatë gjithë vitit, jo vetëm në derbi. Le të fitojë më i miri”,- përfundoi Hebaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *