Hazard refuzon rinovimin milioner të Çelsi

Eden Hazard nuk ka në plan të firmosë rinovimin të Çelsi, pasi synon të transferohet te Reali i Madridit këtë verë.

Kështu shkruan spanjollja Marca, që nga burimet e saj ka zbuluar se mesfushori belg është i vendosur të bashkohet me kampionët e Europës, ndaj do të refuzojë ofertën prej 340.000 sterlinash në javë nga Çelsi.

Zinedin Zidan e ka pasur gjithnjë në listën e dëshirave dhe Reali do të vijojë me të njëjtin plan edhe tani që trajner është emëruar Lopetegi.

Për të bindur Çelsin Reali është gati të ofrojë rreth 105 milionë sterlina, shifër që mund të rritet, duke parë shifrat absurde që qarkullojnë në tregun e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online