Hazard i hedh benzinë zjarrit: Të gjithë e dini destinacionin tim të preferuar

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard, i hedh dhe më shumë benzinë zjarrit në lidhje me largimin e tij nga Çelsi. Ai u shpreh dhe pas ndeshjes së fituar me Anglinë (2-0)  se destinacioni i tij i ri mund të jetë larg ekipit londinez. 28-vjeçari i ka shkelur sërish syrin Real Madrid-it duke bërë me dije se të gjithë e dinë ku dëshiron të shkojë.

“Pas 6 vitesh të mrekullueshme me Çelsin, mund të jetë koha për të zbuluar diçka ndryshe. Nuk mund të them nëse do të qëndroj apo largohem, Çelsi do të marrë vendimin përfundimtar. Ju e dini destinacionin tim të preferuar”, – tha belgu duke lëshuar sërish deklarata “dashurie” për madrilenët.

Kjo nuk është hera e parë që Hazard shpreh hapur dëshirën e tij për t’u larguar. Ai sa herë është pyetur nga gazetarët në lidhje me të ardhmen në Madrid nuk ka nguruar të qeshë vesh më vesh dhe të jap mesazhe vlerësuese dhe nxitëse për drejtuesit madrilenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online