Haxhia me mision në Rumani, dy klube pas Vajushit

Armando Vajushi ka mbetur pa ekip, por menaxheri i tij po punon që sa më parë të sistemojë shkodranin. Anësori e mbylli sezonin e fundit tek Avelino, teksa klubi italian e kishte marrë në huazim nga Pro Verçeli. Gjatë kësaj vere palët ndërprenë bashkëpunimin dhe ish-lojtari i Vllaznisë është ende i lirë.

Një kalim në Rumani është opsion për Vajushin. Menaxheri Sokol Haxhia ka qenë i pranishëm në takimet Dinamo-Kluzh, Botoshani- Poli Iashi dhe Astra-Botoshani. Gjatë verës emri i tij u lakua për një kalim te Kluzhi, por asgjë nuk u konkretizua.

“Prosport.ro” liston si mundësi edhe dy klube të tjera, Dinamon e Bukureshtit dhe Botoshanin. Haxhia nuk ka udhëtuar rastësisht drejt Rumanisë dhe vetë Vajushi pret lajme të mira prej menaxherit të tij. Dëshira e shkodranit është të vijojë të luajë jashtë vendit, pasi është vetëm 27 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *