Harry Kane vendos që të mos rinovojë te Totenham, Guardiola e pret “krahëhapur” te Manchester City

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane i solli humbjen Manchester Cityt ditën e djeshme, duke bërë që tashmë skuadra e Guardiolës të ndjejë presionin e Liverpoolit. Diferenca mes City dhe Liverpool është 6 pikë, por “të kuqtë” kanë luajtur një ndeshje më pak.

Megjithatë, pavarësisht humbjes duket se gjërat po shkojnë mirë për Manchester City, pasi Harry Kane ka vendosur të mos rinovojë me Tottenham. Destinacioni kryesor i anglezit është pikërisht tek skuadra e sheikëve. Harry Kane pëlqehet shumë prej trajnerit Guardiola, i cili e kërkoi me ngulm në merkaton e vitit të kaluar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *