Haremi, “zbulimi” i Egnatias

Portieri Oltion Haremi ka pësuar vetëm 5 gola dhe është një nga pikat e forta të rrogozhinasve

Fatmir Efica

Shumë pikë e e shumë gola të shënuar dhe vetëm pesë është kuota e golave të pësuar nga ekipi rrogozhinas në 12 javët e këtij kampionati. Meritë e padiskutueshme ka pasur portieri Oltion Hermi. Merita e portierit që i ka luajtur të plota 1080 minutat e 12 javëve të deritanishme është jo thjesht se bëri zgjedhjen ose më saktë rikthimin e duhur të tij te Egnatia. Por mbylli ky portier njëherë e mirë për karrierën e tij atë cikël të gjatë të “mbetjes në hije” siç i pati ndodhur gjatë viteve të fundit kur në Lushnje “digjej” duke parë emra të tjerë të portës të luanin vetëm e vetëm se kishin përvojë më të madhe se ai. 25-vjeçari Haremi duke ardhur te Egnatia në fillim të këtij sezoni e për më tepër duke e justifikuar denjësisht formën e tij me shpalosjen e aftësive më të mira, po konsiderohet tani “macja e zezë” e portës rrogozhinase.

 

  • Haremi, u mbyll gjysma e parë e kampionatit dhe Egnatia është pozicionuar e dyta në renditje. Një vlerësim i juaji për këtë arritje?

 

Ndjehemi tepër të gëzuar e të kënaqur për këtë arritje të parë. Natyrisht gara është e hapur deri në fund të këtij sezoni. Egnatia do të luftojë fort, pa iu trembur aspak konkurrencës me skuadrat e tjera. Ne tashmë duan të ngjitemi sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar dhe shpresoj se kjo skuadër me disiplinën e seriozitetin e madh që ka treguar do të bëjë realitet këtë objektiv.

 

  • Kontributi juaj si portier shfaqet më efiçient te pësimi i pak golave, 5 në 12 javë. Madje jeni shndërruar në “macja e zezë” për sulmuesit kundërshtarë?

 

Ua them sinqerisht se kam punuar shumë seriozisht që sa jam bërë pjesë e Egnatias, për të gjetur formën më të mirë e ta justifikoja plotësisht besimin që më kanë dhënë drejtuesit e ekipit rrogozhinas. Por edhe për të hedhur “prapa krahëve” atë “mbetje në hije” që e pata vuajtur te Lushnja. Tjetër kush duhet të luante dhe unë duhet thjesht të stërvitesh a mos gjeja hapësira aktivizimi. Për mua pak, fare pak rëndësi kanë epitetet e këtij momenti e krahasimet me emra portierësh të mëdhenj që ka pasur futbolli shqiptar. Të rëndësishme çmoj rezultatet e mira që kemi arritur e që duam ti përsosim edhe më mirë në gjysmën e dytë të këtij sezoni.  

  • Veçmas pësimit të pak golave, kemi pritur edhe dy 11-metërsha në Burrel e në Peshkopi.

Përqendrimi maksimal që ka treguar ekipi ka ndikuar fuqishëm edhe tek mua. Skuadra ka luajtur në bllok. Nuk kemi zbritur asnjëherë në fushë me idenë e frikës nga ky apo ai ekip. Kjo tregohet më së miri në 6 ndeshje në transferua, ku 5 i kemi fituar madje edhe me rezultate bindëse e vetëm një kemi humbur në Krujë 1-2 ndaj  Kastriotit.

  • Por, ekipin kryesues e mundët në Rrogozhinë, një fakt që e ka rihapur garën për kreun e renditjes…

Me Kastriotin në Rrogozhinë them se bëmë një nga ndeshjet tona më të bukura. Fituam 1-0 këtë takim ndarë në dy ditë, prej kushtet atmosferike. Kjo fitore e mban hapur luftën për kreun. Egnatia e them me bindje se do bëjë gjithçka të jetë e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online