Besën e braktis edhe Erand Hoxha

Drejtuesit nuk kanë ndërmend që të bëjnë gabimet e verës, duke afruar lojtarë me emër por që rezultuan dështime. Ndërkohë, largimet vijojnë te verdhezinjtë

Fatmir Efica

U bënë disa vite që në pushimet e festive të fundvitit Besa nuk ka shkon me atë relaksim të nevojshëm. Ka ndodhur kështu duke mos mundur as t’i gëzohet “komoditetit” të renditjes pas në katër sezonet e fundit Besa ka qenë gjithnjë në pesëshen e dytë, ashtu dhe të tjerë aksesorëve sportivë dhe jo vetëm për të bërë pushime të gëzuara të kësaj periudhe. Duhet pranuar tashmë se kavajasit i kanë bërë një mbyllje tepër të dobët vitit 2017. Drejtuesit të gjithë kanë qenë me “dhimbje koke”. Kurse për futbollistët, kryesisht ata pjesë të “pakënaqurish” largimet u bënë fakt me shpejt nga ç’duhet. Të konsiderara të “bujshme” në verë, disa prej lëvizjeve duket se kanë rezultuar të dështuara. Një apel i qartë ky fakt për të qenë të vëmendshëm në përforcimet që do të arrijë të kryejnë drejtuesit e skuadrës gjatë muajit janar që tani është shumë afër.

ECURIA – Besa në 7 ndeshje ka marrë vetëm një pikë e në 6 takimet të tjera, tre herë në shtëpi e tre herë në transferetë ka humbur. Për shkak të largimit të disa lojtarëve “vakumin” jo të vogël që është krijuar si prej futbollistëve që e kanë ndarë mendjen që nuk do të vijojnë të luajnë më te Besa, ashtu dhe për të tjerë lojtarëve që për shkak të dëmtimeve të stërzgjatura kanë ende probleme fizike e shëndetësore për t’u vënë në gatishmëri e kontribuar për ekipin dhe nuk mund të pritet kaq gjatë për rikuperimin e tyre, duhet ndërhyrë pikërisht sapo të trokasë muaji i ri, janar 2018…

TË LARGUARIT – Krahas sulmuesit Mario Morina, porierit Ariel Kaloshi, mbrojtësit Ervis Kaja e mesfushorit Enea Isufi, ditët e fundit është folur se edhe qendërmbrojtësi shtatlartë Erand Hoxha ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij te Besa. Nga ky grup prej pesë lojtarësh, tre prej tyre, konkretisht Morina, Hoxha e Kaja, janë futbollistë me një përvojë të rëndësishme. Kështu që dhe ikja e tyre nga Besa nuk është aq e thjeshtë të “kompensohet”. Sidomos në këtë periudhë të tanishme të merkatos dimërore ku lojtarët e mirë nuk është dhe aq e lehtë ti gjesh. Nga sa kemi mësuar nga burime konfidenciale, mundet që edhe ndonjë futbollist tjetër muajin e ardhshëm të shkëpusë marrëdhëniet me ekipin kavajas duke kërkuar të kalojë në ndonjë ekip tjetër.     

AFRIMET – Kanë nisur që para disa ditëve. Ardhja e parë është portieri Festim Miraka. Në ditën e ndërrimit të viteve ai mbush 30 vjeç. Konsiderohet një portier me shumë përvojë që duke luajtur në disa ekipe, ka treguar më së miri aftësitë e tij. Për Mirakën thuhet se akordi paraprak është gjetur mes tij dhe drejtuesve të Besës. Kështu që nëse do të këmbëngulet të ketë afrime të kësaj natyre si rasti Miraka, mundet të thuhet se Besa ka nxjerrë mësime nga pësimet që mori në merkaton e verës së fundit.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online