Hapnin polemika për listën e lojtarëve, trajneri i Spanjës u kthehet keq gazetarëve: Nuk shoh as TV dhe nuk lexoj gazeta, di më shumë nga futbolli se ju

Spanja do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Italisë dhe do të kërkojë që të hakmerret për atë eliminim nga “axurrët” në Europian. Trajneri Luis Enrique ka bërë publike listën e lojtarëve që janë grumbulluar dhe si gjithmonë ka pasur polemika e diskutime mes gazetarëve. Për këtë arsye ka ardhur edhe një përgjigje e ashpër nga Enrique që ka dalë nga vetja.

“Unë nuk i lexoj gazetat e sportit, unë nuk shoh TV, unë nuk dëgjoj radio dhe as që më intereson se çfarë thuhet për Kombëtaren që drejtoj. Për mua lista e lojtarëve është ajo që kam bërë gjithmonë. Zgjedh 23 lojtarë që i konsideroj më të mirët për mendimin tim dhe koha do ta tregoj nëse kisha të drejtë. Besoj shumë se e njoh më mirë futbollin sesa të gjithë ju që komentoni për Kombëtaren. Gjithashtu kam më shumë informacione sesa ju mbi lojtarët dhe se çfarë më duhet. Nuk kam dëgjuar asnjë opinion të vetëm deri tani”, tha Enrique. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online