Hapet me surprizën e këtij sezoni dhe mbyllet me emocionet e derbit, njihuni me javën e 6 të “Abissnet Superiore”-s

Kombëtarja përfundoi ndeshjet e saj dhe vëmendja i kthehet sërish Superiores. Kampionati rifillon përsëri ditën e nesërme, kur do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 6. Java hapet me surprizën e këtij sezoni, Erzenit, që do të sfidojë Bylisin në transfertë. Takimi zhvillohet në orën 15:00, ndërsa në orën 17:45 Teuta pret Vllazninë në “Niko Dovana”.

Ditën e shtunë do të luhen paralelisht dy ndeshje të tjera në “Abissnet Superiore”. Bëhet fjalë për Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Kastrioti. Ndërkaq java e 6 e kampionatit mbyllet të dielën me emocionet e derbit të kryeqytetit. Në orën 19:00, Partizani pret Tiranën në stadiumin e tyre të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online