Hapen polemikat në Francë, trajneri përjashton lojtarin se nuk theu agjërimin: Këto janë rregullat e jetës

Trajneri i Nantes ka hapur polemika në Francë me vendimin për të përjashtuar nga ekipi Jaouen Hadjam-in. Kombouare i ka kërkuar futbollistin e tij të konsumojë drekën së bashku me grupin, por algjeriani ka refuzuar për shkak se nuk dëshiron të thyejë agjërimin. Trajneri i klubit të Ligue 1 nuk e ka pëlqyer vendimin e Hadjam-it dhe ka vendosur të përjashtojë nga ekipi deri në momentin që do të përfundojë muaji i shenjtë i Ramazanit.

“Nuk ka polemika. Nuk është një sanksion. Unë jam një trajner, këto janë rregullat e jetës. Ata që nuk e respektojnë këtë, nuk mund të grumbullohen. Nuk ka asnjë problem me Hadjam-in. Sapo të ketë përfunduar Ramazanin, ai do të riintegrohet me grupin“, ka deklaruar Antoine Kombouare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online