Trajneri i Nantes ka hapur polemika në Francë me vendimin për të përjashtuar nga ekipi Jaouen Hadjam-in. Kombouare i ka kërkuar futbollistin e tij të konsumojë drekën së bashku me grupin, por algjeriani ka refuzuar për shkak se nuk dëshiron të thyejë agjërimin. Trajneri i klubit të Ligue 1 nuk e ka pëlqyer vendimin e Hadjam-it dhe ka vendosur të përjashtojë nga ekipi deri në momentin që do të përfundojë muaji i shenjtë i Ramazanit.
“Nuk ka polemika. Nuk është një sanksion. Unë jam një trajner, këto janë rregullat e jetës. Ata që nuk e respektojnë këtë, nuk mund të grumbullohen. Nuk ka asnjë problem me Hadjam-in. Sapo të ketë përfunduar Ramazanin, ai do të riintegrohet me grupin“, ka deklaruar Antoine Kombouare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Kombouaré : “Il n’y a pas de polémique. Ce n’est pas une sanction. Je suis entraîneur, il y a des règles de vie. Ceux qui ne respectent pas ça ne sont pas sélectionnables. Il n’y a aucun souci avec Hadjam. Une fois qu’il aura fini son ramadan, il sera réintégré au groupe.” pic.twitter.com/qsgJRBVU6m
— RMC Sport (@RMCsport) April 4, 2023